Super apartament per qira ne nje kompleks banimi ne Tirane

Na kontaktoni

Description

Super apartament per qira ne nje kompleks banimi ne Tirane. Apartamenti ka hapesira te bollshme dhe fushepamje te lire, saqe kur je brenda tij te jep idene se ndodhesh ne nje vile. Siperfaqja e tij eshte rreth 250 m2 e organizuar ne: nje dhome ndenjeje te madhe, ku jane bashke hapesirat per ndenje, gatim dhe ngrenie. Ka 3 dhoma gjumi ku 2 prej tyre kane tualet brenda, 1 tualet te perbashket dhe 2 ballkone.

Apartamenti ka arredim cilesor,te kendshem dhe te lehte, dhomat e gjumit jane pjeserisht te mobiluara pasi ato behen ne perputhje me kerkesat e klientit.

Apartamenti ka orientim Jug-Lindje dhe pamje shume te bukur nga ballkonet e tij. Mirembajtja e kompleksit, ambientet relaksuese, sherbimet e ndryshme, afersia me Liqenin dhe Parkun e tij, e bejne kete apartamenti te vecante dhe te rralle ne llojin e vete.

Per me shume informacion dhe nje vizite prane tij, mund te na kontaktoni.